Lidhje

Kryeministri irakian fajëson pakujdesinë e forcave ndërkombëtare për masakrën e së shtunës  - 2004-10-26


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi, fajësoi pakujdesinë e disa forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për masakrën e së shtunës ku gjetën vdekjen 49 oficerë të Gardës Kombëtare dhe shoferët e tyre civilë nga besnikë të terroristit Abu Musab al Zarqawit.

Iyad Allawi, nuk dha hollësi për këtë çështje në fjalën e tij para Këshillit Kombëtar Irakian. Megjithatë, ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes ka filluar një hetim lidhur me shkaqet e sulmit që ndodhi në një zonë të largët në lindje të Irakut.

Nuk pati komente të menjëherëshme nga ushtria amerikane lidhur me komentet e zotit Allawi.

Ndërkohë, një grup militant, Ushtria e Ansar al-Sunnës ka publikuar disa fotografi në faqen e vet kompjuterike, për të cilat thotë se janë 11 anëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane, të cilët i mban peng.

Më parë, ushtria amerikane tha se një ndihmës i terroristit të kërkuar Abu Musab al-Zarqawi u vra në një sulm ajror në qytetin e kontrolluar nga kryengritësit në Falluxha.// lk //

XS
SM
MD
LG