Lidhje

Nju Jork: arrestohen 22 të dyshuar si pjestarë të një grupi shqiptar të krimit të organizuar - 2004-10-27


Autoritetet amerikane arrestuan 22 persona që dyshohen si pjestarë të një grupi shqiptar të krimit të organizuar në Nju Jork.

Prokurorët thanë dje se personat i përkasin organizatës Rudaj, e cila mban emrin e kreut të saj Aleks Rudaj.

Banda në fjalë akuzohet se ka përdorur dhunë dhe shantazh për të kontrolluar kazinot e paligjshme në lagjen Queens të Nju Jorkut.

Zyrtarët federalë besojnë se organizata vetfinancohej përmes aktiviteteve të paligjshme me lojrat e fatit. Pala akuzuese ka kërkuar kthimin nga shtatë prej të pandehurve të më shumë se 5 milion dollarëve.

Mendohet se kjo është hera e parë që një gjykatë federale amerikane ngre padi ndaj një grupi shqiptar të krimit të organizuar.//ii

XS
SM
MD
LG