Lidhje

Gazetarët pa Kufi: gjendja e shtypit në Shqipëri është keqësuar - 2004-10-27


Zyra e OSBE-së në Shqipëri i dorëzoi sot kryeministrit Fatos Nano një sërë rekomandimesh për përmirësimin e legjislacionit të shtypit. Rekomandimet u hartuan pas një anlize të legjislacionit shqiptar mbi shtypin nga një grup prej 5 ekspertësh të pavarur.

Në qershor të këtij viti Kryeminsitri Nano i kishte kërkuar OSBE-së ndihmë për përmirësimin e legjislacionit mbi mediat. Rekomandimet u hartuan pas analizës së Ligjit për Radio Televizionin Publik, ligjit për shpifjet, ligjin për të drejtën e informacionit të dokumenteve zyrtare, dhe projekt-ligjin për Lirinë e shtypit. Zyra e OSBE-së në Shqipëri shprehet e gatshme t’i japë ndihmë të mëtejshme Shqipërisë për të përmirësuar dhe modernizuar legjislacionin mbi shtypin.

Organizata Gazetarët pa Kufi dje thekson në raportin e saj te fundit për gjendjen e shtypit në botë, se gjatë vitit 2003 marrëdhëniet mes medias dhe politikanëve në Shqipëri u keqësuan me një valë paditjesh për shpifje si edhe me bojkotime në dhënien e reklamave dhe problemeve për marrjen e informacioneve nga qeveria. Shqipëria renditet e 50-ta mes 167 vendeve në raportin organizatës Gazetarët pa Kufij të vitit 2004.

XS
SM
MD
LG