Lidhje

Izrael: Parlamenti miratoi planin e kryeministrit Sharon për evakuimet - 2004-10-27


Parlamenti izraelit miratoi planin e kryeministrit Ariel Sharon për të evakuuar të gjithë kolonët hebrenj nga Rripi i Gazës dhe nga katër enklava të vogla të Bregut Perëndimor.

Votimi, i cili përfundoi me rezultatin 67 vota pro dhe 45 kundër, erdhi pas dy ditësh debati dhe protestash nga ana e kolonëve të cilët jetojnë në territoret palestineze të pushtuara gjatë luftës së vitit 1967.

Mbrëmë, zoti Sharon shkarkoi dy ministra të cilët votuan kundër planit të tij. Katër ministra të tjerë të Partisë Likud kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nëse zoti Sharon organizon një referendum lidhur me planin në fjalë.

Shtëpia e Bardhë e përshëndeti miratimin e planit duke thënë se ky është një hap drejt krijimit të një shteti palestinez i cili të ekzistojë paqësisht krahas Izraelit.

Negociatori palestinez Saeb Erakat tha se Izraeli duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe ta bëjë tërheqjen nga Gaza pjesë të planit të paqes për Lindjen e Mesme.//ii

XS
SM
MD
LG