Lidhje

Irak: filloi ridislokimi i trupave britanike - 2004-10-27


Qindra trupa britanike filluan ridislokimin nga baza e tyre në Irakut jugor në baza përreth Bagdadit, për t’i liruar trupat amerikane që pritet të marrin pjesë në një ofensivë kundër bazave të kryengritësve në perëndim të kryeqytetit.

Ridislokimin e trupave e kërkuan Shtetet e Bashkuara dhe kësaj kërkese ju përgjigjën 800 ushtarë skocezë nga grupi Black Watch i Batalionit të Parë. Trupat po ridislokohen nga rajone relativisht të qeta të Irakut Jugor në rajone me më tepër rreziqe.

Deri tani, në Irak janë vrarë 68 ushtarë britanikë, ndërkohë që atje janë vrarë mbi 1 mijë ushtarë amerikanë. Lëvizja e trupave është pjesë e përpjekjeve të koalicionit për përmirësimin e gjendjes së sigurisë para zgjedhjeve të përgjithshme në Irak, që planifikuar të zhvillohen në janar. Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë kundër autokolonës së tyre në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG