Lidhje

Barroso tërhiqet për të shmangur veton nga Parlamenti Evropian - 2004-10-27


Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian tërhoqi kandidaturat e tij për komisionin 24 anëtarësh, përballë mundësisë së vetos nga Parlamenti Evropian.

Jose Manual Barroso e deklaroi vendimin e tij para parlamentit në Strazburg të Francës, disa orë para se ligjvënësit të votonin për kandidaturat e tij. Zoti Barroso tha se kishte arritur në përfundimin se votimi i sotëm nuk do të ishte pozitiv dhe se i duhej kohë për ta studiuar çështjen dhe për t’u konsultuar me zyrtarët evropianë. Shumica e ligjvënësve dukej se ishin gati të votonin kundër komisionit.

Këto zhvillime pasojnë kërkesat për heqjen nga lista të kandidatit për komisioner të Rocco Buttigliones, pasi e kishte quajtur homoseksualitetit një mëkat dhe kishte thënë se qëllimi i martesës ishte që gratë të lindnin fëmijë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se Presidenti Romano Prodi, që është në prag të përfundimit të detyrës, dhe ekipi i tij do të vazhdojnë detyrën derisa të miratohet komisioni i ri.

XS
SM
MD
LG