Lidhje

Zhdukja e lëndëve plasëse në Irak çështje e rëndësishme  e fushatës presidenciale  - 2004-10-28


Zhdukja e afro 350 tonelatave lëndë plasëse të zhdukura në Irak është shndërruar në një çështje të rëndësishme të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidati demokrat, Xhon Kerri, tha dje në shtetin Ajova se populli amerikan meriton një shpjegim të plotë. Ai tha se trupat amerikane nuk ishin urdhëruar asnjëherë të ruanin depon e municionit dhe akuzoi Presidentin Bush se nuk po kryen detyrën.

Presidenti Bush iu përgjigj kritikave të rivalit të tij demokrat gjatë një ndalese në Pansilvani. Ai u tha simpatizantëve republikanë se Senatori Kerri po nxjerr përfundime pa njohur faktet. Presidenti tha se është e mundur që lëndët plasëse të ishin zhdukur para ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Në një letër që i dërgoi në fillim të këtij muaji agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore, qeveria e përkohshme irakiane thotë se mesa duket armët ishin vjedhur pas rënies së Sadam Huseinit në prill të vitit 2003, për shkak të asaj që ajo e cilëson si mungesë sigurie. //bsa//

XS
SM
MD
LG