Lidhje

Yaser Arafati në gjendje të rëndë shëndetsore - 2004-10-28


Mjekët palestinezë thonë se doktorët që kanë nën kontroll mjekësor Yasser Arafatin, kanë vendosur ta çojnë udhëheqësin e sëmurë në Paris.

Ky vendim u bë i njohur, pak pasi gruaja e zotit Arafat, Suha që jeton në Paris, mbërriti në Bregun Perëndimor sot pasdite që t’i gjendej pranë bashkëshortit të saj. Sipas disa burimeve, ai do të niset nga Bregu Perëndimor nesër në mëngjes.

Mjekë nga Jordania, Egjipti dhe Tunizia u konsultuan për orë të tëra, para se të njoftohej për transferimin e Arafatit.

Ndihmës të udhëheqësit palestinez thonë se ai është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Ai vuan nga gripi dhe një gur në tëmth.

Megjithatë, këshilltarët e tij shpërndanë një fotografi të re, udhëheqësi palestinez shfaqej duke buzëqeshur, në një karrige me rrota, rrethuar nga përkrahësit në kompleksin e tij të Ramallahut.

Po sot, zyrtarët palestinezë thanë se në njoftimet e shtypit ishte ekzagjeruar gjendja e rëndë e zotit Arafat.

//ze//

XS
SM
MD
LG