Lidhje

Tre të rrëmbyer në Afganistan: mes tyre një vajzë nga Kosova - 2004-10-28


Autoritetet e Kombeve të Bashkuara bënë të ditur se tre punonjës të kësaj organizate janë rrëmbyer sot në kryeqytetin e Afganistanit nga persona të paidentifikuar. Sipas njoftimeve, mes të rrëmbyerve është edhe një vajzë nga Kosova.

Autoritetet thanë se e rrëmbyera është Shqipe Habibi nga Peja e cila ndodhej në Kabul që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Ajo më parë ka punuar për Misionin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropian në Kosovë, ndërsa në Afganistan bënte pjesë në personelin e Kombeve të Bashkuara dhe ka punuar në procesin e zgjedhjeve. Shqipe Habibi ka punuar edhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Timorin Lindor.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen në orët e mbrëmjes u shpreh shumë i brengosur për rrëmbimin e punonjësve të Kombeve të Bashkuara në Afganistan. "Kombet e Bashkuara,- thuhet në deklaratën e zotit Jessen-Petersen,-janë në kontakt me familjen e shqiptares së rrëmbyer dhe po punojnë për të siguruar lirimin pa kusht dhe të menjëhershëm të saj dhe të të rrëmbyerve të tjerë.

XS
SM
MD
LG