Lidhje

Irak: sulm i ri në Falluxha - 2004-10-28


Avionë luftarakë amerikanë kryen një goditje tjetër ajrore në qytetin Falluxha, një bazë e kryengritësve, ndëra 800 trupa britanike janë drejtuar për në Bagdad për të lehtësuar trupat amerikane që pritet të bëjnë një mësymje ushtarake në qytet.

Ushtria amerikane njoftoi se goditi me bomba një bazë që ajo thotë se është e terroristit të kërkuar Abu Musab al-Zarqawi. Banorët e zonës thonë se dy vëllezër, që nuk ishin kryengritës, u vranë.

Në një zhvillim tjetër, një grup esktremistësh islamikë ka nxjerrë në faqen e vet të internetit një deklaratë dhe fotografitë e 11 personave për të cilët ata thonë se janë pjesëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane që ata i kanë rrëmbyer dhe ekzekutuar.

Deri tani nuk është provuar vërtetësia e këtij pretendimi. Ndërsa në Bagdad, një ushtar amerikan dhe një civil irakian u vranë nga një shpërthim me makinë bombë. Një ushtar tjetër amerikan u vra në veri të kryeqytetit, kur patrulla e tij u sulmua.

NATO do të ngrejë një akademi ushtarake në Irak

Kryekomandanti i forcave ushtarake të NATO-s thotë se Aleanca shpreson të stërvisë rreth 1 mijë oficerë irakianë në vit, në një akademi të re që ka ndër mend të ngrejë.

Gjenerali amerikan James Jones nuk dha ndonjë datë konkrete për hapjen e Akademisë, por zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet se do të donin para fundit të vitit ajo të ketë filluar të funksionojë. Gjenerali foli me gazetarët në selinë ushtarake në aleancës në Mons të Belgjikës.

Gjenerali Jones tha se 16 prej 26 vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur gadishmërinë të ndihmojnë me stërvitjen e oficerëve brenda Irakut.

Aleanca ra dakord para disa muajve që të ndihmojë në stërvitjen e oficerëve irakianë, pas muajve të tërë me mosmarrëveshje mes vendeve anëtare lidhur me rolin që duhet të ketë NATO-ja në Irak.// lk //

XS
SM
MD
LG