Lidhje

Agjencia e OKB-së kishte lajmëruar SHBA-të për mungesën e sigurisë të lëndëve plasëse - 2004-10-29


Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore thotë se në prill të vitit 2003 u kishte shprehur Shteteve të Bashkuara shqetësimet e saj rreth sigurisë së lëndëve plasëse në një objekt në jug të Bagdadit.

Zëdhënësja e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Melisa Fleming, tha se paralajmërimi rreth depos al-Kakaa u bë shumë shpejt pas pas plaçkitjes së kompleksit bërthamor Tuaitha të Irakut. Ajo tha se kryeinspektori i agjencisë për Irakun u kishte thënë zyrtarëve amerikanë se agjencia ishte e shqetësuar rreth sigurisë së lëndëve plasëse në al-Kakaa, depoja kryesore e lëndëve plasëse shumë të fuqishme në Irak.

Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore thotë se 342 tonelata lëndë plasëse janë zhdukur nga depoja në fjalë pas prillit të vitit 2003 si rezultat i plaçkitjeve dhe i mungesës së sigurisë.

Presidenti Bush tha të mërkurën se zyrtarët po hetojnë një numër skenarësh të mundshëm, përfshirë mundësinë që lëndët plasëse të ishin lëvizur para se trupat amerikane të arrinin tek atje. //bsa//

XS
SM
MD
LG