Lidhje

General Motors ka futur në përdorim makinën e parë të modelit Hummer, H-2 që punon me hidrogjen - 2004-10-29


Kompania gjigande e prodhimit të makinave, General Motors, ka futur në përdorim makinën e parë të modelit Hummer, H-2 që punon me hidrogjen dhe ka zgjedhur si përdorues të saj guvernatorin e Kalifornisë, ish aktorin e njohur Arnold Shavrceneger.

Guvernatori Shvarceneger nget makinën re Hummer tek stacioni i ri i furnizimit me karburant, por ky karburant është hidrogjeni, me të cilin shpresohet të furnizohen edhe makina të tjera në të ardhëmen.

Synimi i guvernatorit, një autostradë 100 përqind e pastër nga ndotja e gazrave të makinave. Guvernatori si dhe shumë të tjerë mendojnë se makinat që punojnë me hidrogjen, të cilat nuk ndotin mjedisin dhe karburanti i tillë gjendet me bollëk, janë e ardhmja e trasportit personal.

Si General Motors ashtu edhe disa kompani të tjera po punojnë për ndërtimin e mjeteve që punojnë me hidrogjen, të cilat në të ardhmen jo vetëm që do të furnizonin automobilët por do të përdoreshin edhe për përdorim shtëpiak, në zyra apo edhe si energji për telefonat celularë.

Makina eksperimentuese Hummer do të ilustrojë se si industria dhe shteti mund të bashkëpunojnë për të bërë të mundur teknologjinë e makinave me hidrogjen.

//ze//

XS
SM
MD
LG