Lidhje

Do te duhet ende kohë për diagnostikimin e Jasser Arafatit - 2004-10-29


Një diplomate palestineze në Paris tha se do të kalojnë disa ditë para se mjekët të jenë në gjendje të diagnostikojnë Presidentin e sëmurë palestinez, Yasser Arafat.

Leila Shadid tha se mjekët do t’i bëjnë disa analiza dhe vizita udhëhqësit 75-vjeçar të Autoritetit Palestinez.

Zoti Arafat mbëriti të premten paradite në Francë me bashkëshorten, Suha. Ai u shtrua në spitalin ushtarak Percy, që është i famshëm për diagnostikimin e sëmudjeve të gjakut. Besohet se zoti Arafat vuan nga një çrregullim i papërcaktuar ende, por serioz i gjakut.

Kjo është hera e parë në rreth 3 vjet që udhëheqësi palestinez largohet nga kompleksi i tij në Bregun Perendimor. Zyrtarët izraelitë kanë premtuar se në se zoti Arafat përmirësohet ata do ta lejojnë atë të kthehet. //az//

XS
SM
MD
LG