Lidhje

Italia tërheq kandidatin e saj për Komisionin Evropian - 2004-10-30


Italia ka tërhequr kandidatin e saj për organin më të lartë të Bashkimit Evropian pas polemikave që shkaktuan komentet e tij lidhur me homoseksualët dhe gratë.

Rocco Buttiglione tha se ka tërhequr kandidaturën për të lejuar mbarëvajtjen e punës për presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe të ekipit të tij.

Zoti Barroso tërhoqi listën e tij pasi ligjvënësit kundërshtuan kandidaturën e zotit Buttiglione për postin e komisionerit të drejtësisë, pasi e cilësoi homoseksualitetin një mëkat dhe tha se martesa kishte për synim që t’i ofronte gruas mbrojtjen e një burri.

Zoti Barroso ndërmori të mërkurën këtë masë, pasi shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian e bënë të qartë se nuk do të miratonin Komisionin e ri Evropian nëse zoti Buttiglione bënte pjesë në të.

Udhëheqësit e Parlamentit Evropian mirëpritën vendimin e zotit Buttiglione, por vunë në pikëpyetje përshtatshërinë e kandidatëve të tjerë të Komisionit.

XS
SM
MD
LG