Lidhje

Irak: vriten 8 marinsa amerikanë në përleshje me kryengritës - 2004-10-30


Në qendër të Irakut ka pasur një numër incidentesh me dhunë, nga të cilat gjetën vdekjen të paktën 19 irakianë dhe tetë marinsa amerikanë.

Në një ndër ditët më të përgjakshme për trupat amerikane, ushtria tha se tetë marinsa u vranë dhe nëntë u plagosën në provincën al-Anbar. Ky rajon përfshin edhe qytetin Falluxhën, një ndër bazat kryesore të kryengritësve, ku avionët amerikanë bombarduan sot objekte të kryengritësve, ndërsa trupat u angazhuan në luftime në periferi të qytetit.

Në Bagdat, një grup i vet-quajtur “Brigadat e 1920” morën përgjegjësinë për shpërthimin e një makine-bombë para televizionit al Arabija. Shtatë persona u vranë dhe të paktën 16 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe disa pjesëtarë të personelit.

Ndërkaq në jug të Bagdatit më shumë se 12 veta u vranë në një incident me armë zjarri. Hollësitë e incidentit nuk janë bërë të qarta ende.

XS
SM
MD
LG