Lidhje

Në Irak vriten tetë marinsa amerikanë - 2004-10-31


Në ditën më të përgjakshme për forcat ushtarake amerikane në Irak në afro 6 muaj, shpërthimi i një makine bombë shkakoi vdekjen e tetë marinsave amerikanë në afërsi të qytetit Falluxhah.

Nëntë marinsa të tjerë u plagosën ndërkohë që po bëheshin përgatitjet për një sulm masiv kundër bazës kryengritëse të Falluxhës. Avionët luftarakë dhe artileria amerikane bombarduan qytetin.

Një sulm tjetër me makinë bombë kundër zyrës së rrjetit televiziv al-Arabia në Bagdad, shkaktoi vdekjen e 7 vetëve dhe plagosjen e 19 të tjerëve. Ky ishte sulmi më i rëndë kundër një agjencie lajmesh që nga fillimi i luftës në mars të vitit të kaluar.

Një grup i vetëquajtur “Brigadat 1920” mori përgjegjësinë për sulmin kundër rrjetit televiziv.

Ndërkaq në jug të Bagdatit, më shumë se 10 veta u vranë në një shkëmbim zjarri, por hollësitë e incidentit ende nuk janë bërë të qarta.

XS
SM
MD
LG