Lidhje

Kërcënohen të vriten tre pengjet e zënë në Afganistan  - 2004-10-31


Një grup ekstremist në Afganistan ka kërcënuar se do të ekzekutojë me prerje koke tre shtetas të huaj që mbajnë peng nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Grupi i vetëquajtur Ushtria e Myslimanëve thotë se tre të huajt do të ekzekutohen nëse trupat britanike nuk largohen nga Afganistani dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk lirojnë të burgosurit afganë që mbahen në bazën detare amerikane në Guatanamo të Kubës.

Ekstremistët publikuan ato që sipas tyre janë numra të dokumentave të identifikimit të shtetasve të huaj si provë që ata mbahen peng.

Pengjet, një shqiptare nga Kosova, një grua britanike dhe një diplomat nga Filipinet, kishin shkuar në Afganistan për të ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve presidenciale të këtij muaji në Afganistan.

XS
SM
MD
LG