Lidhje

Megjithë kërcënimet e Bin Ladenit-Shtetet e Bashkuara nuk rrisin nivelin e sigurisë - 2004-10-31


Pas transmetimit të një videokaste të re nga udhëheqësi i rrjetit terrorist al-Kaida, Osama bin Laden, sekretari amerikan i sigurisë kombëtare, Tom Ridge, bëri përpjekje për të qetësuar amerikanët rreth sigurisë për zgjedhjet presidenciale të ditës së martë dhe më pas.

Gjatë një konference shtypi në Uashington, zoti Ridge tha se nuk janë marrë kërcënime specifike për ditën e zgjedhjeve dhe theskoi se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta se në çdo kohë më parë.

Zoti Ridge tha se autoritetet nuk kanë në plan të rrisin nivelin e gatishmërisë ndaj kërcënimeve torriste për shkak të videokasetës së bin Ladenit.

Presidenti Bush zhvilloi dje një video-konferencë me zyrtarët më të lartë të sigurimit, të cilët i udhëzoi të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.

Të premtën, Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, Xhon Kerri, reaguan ndaj transmetimit të videokasertës së bin Ladenit duke u zotuar të mposhtin terrorizmin. Në videokasetë, bin Ladeni thotë se amerikanët mund të garantojnë sigurinë e tyre duke ndryshuar politikën amerikane ndaj Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG