Lidhje

OKB-ja bën thirrje për lirimin e punonjësve të saj të marrë peng në Afganistan - 2004-10-31


Kombet e Bashkuara bënë një apel emocional për lirimin e menjëhershëm të tre prej punonjësve të kësaj organizate që u morën peng në Afganistan, javën e kaluar.

Një zëdhënës i OKB-së u bëri sot thirrje rrëmbyesve që mos t’i prekin pengjet. Ai tha se që të tre ata kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe se gjëja më e mirë do të ishte që ata të liroheshin.

Po sot, ekstremistët që i mbajnë peng punonjësit e OKB-së, thanë se mund ta konsideronin mundësinë e shtyrjes së afatit tre ditor për vrasjen e tyre nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri të mërkurën.

Rrëmbyesit kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara dhe të gjitha trupat e huaja të tërhiqen nga Afganistani dhe të gjithë afganët që mbahen në burgjet e vendeve të tjera, të lirohen.

Ndërkohë, zyrtarët filipinas mbërritën në Kabul për të bërë përpjekje për lirimin e njërit prej pengjeve, një diplomat filipinas që u rrëmbye së bashku me dy gra: njëra britaniko-irlandeze dhe tjetra nga Kosova.

XS
SM
MD
LG