Lidhje

Zgjedhjet në SHBA: Presidenti Bush fiton mandatin e dytë - 2004-10-31


Kandidati i Partise Demokrate per president, John Kerry, pranoi publikisht humbjen ne zgjedhjet presidenciale, duke i dhënë Presidentit Bush edhe nje mandat te dyte, pas nje gare te ngushte.

Duke folur para përkrahësve të tij ne Boston Senatori Kerry tha se i kishte telefonuar presidentit Bush për t’i ururar fitoren. Ai tha se gjatë bisedës ata folën për nevojën e amerikanëve që të bashkohen dhe shtoi se ai shpreson se tani mund të fillojë procesi i shërimit. Senatori Kerry tha se ndonëse votat në Ohio nuk kanë përfunduar së numëruari, mendimi i tij ishte se nuk kishte vota të mjaftueshme për të fituar në këtë shtet.

Keshilltaret e zotit Kerry thane se senatori i telefonoi Presidentit rreth 12 ore pas mbylljes se qendrave te votimit. Ky vendim i jep fund shqetësimit se mund të përsëritej situata e 4 vjetëve më parë, kur rezultatet u vonuan, por i dhanë Presidentit Bush mandatin e tij të parë.

Rezultatet pothuajse përfundimtare të votimeve të djeshme tregojnë se zoti Bush ishte përpara zotit Kerry me 3 milionë e 500 mijë vota. Presidenti Bush është kandidati i parë që fiton shumicën e votave popullore, pas babait të tij në vitin 1988.

Kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve në Ohio bëri që Senatori Kerry ta vononte pranimin e humbjes. Presidenti Bush ka fituar 140 mijë vota më shumë në Ohio. Por 150 mijë deri në 250 mijë vota në atë shtet nuk janë numëruar ende dhe fushata e zotit Kerry kishte thënë se donte që çdo votë të numërohej.

Pjesëmarrja në votime ishte e madhe pas një fushate tepër konkuruese që u përqendrua në luftën kundër terrorizmit, Irakut dhe ekonomisë.

Por rezultatet menjëherë pas zgjedhjeve treguan se mbeshtetësit e zotit Bush vlerësuan qëndrimin e tij ndaj çështjeve morale, duke përfshirë ndalimin e martesave të homoseksualeve dhe kundërshtimin e tij ndaj kërkimeve qelizore.

XS
SM
MD
LG