Lidhje

Takim ndërkombëtar për gripin - 2004-11-01


Organziata Botërore e Shëndetësisë thirri një mbledhje të nivelit të lartë të zyrtarëve të shëndetësisë dhe të prodhuesve të vaksinave kundër gripit për të hartuar plane kundër kërcënimit në rritje të epidemisë së gripit.

Drejtues të disa firmave prodhuese të vaksinave dhe zyrtarë të shëndetësisë nga e gjithë bota do të mblidhen javën e ardhshme në Gjenevë.

Shefi i seksionit për gripin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, doktor Klaus Stohr, tha dje se beson që shpërthimi i një epidemie gripi është më afër se kurrë më parë.

Ai thotë se bashkësia botërore është aktualisht e papërgatitur për një epidemi e cila shfaqet çdo 20-30 vjet dhe shkakton vdekjen e dhjetra miliona njerëzve.

Dr. Stohr thotë se mendon që shpërthimi i epidemisë në gjithë botën do të shkaktohet nga virusi i gripit të shpendëve në Azi. Ai tha se ky variatet gripi ka infektuar 44 persona dhe kashkaktuar vdekjen e 32 prej tyre. //az//

XS
SM
MD
LG