Lidhje

Një grup ekstremist merr përgjegjësinë për vrasjen e zëvendës guvernatorit të Bagdadit  - 2004-11-01


Një grup ekstremistësh në Irak, ushtria e Ansara al-Sunnës, mori përgjegjësinë për vrasjen e zëvendës guvernatorit të Bagdadit.

Ky grup paralajmëroi gjithashtu se do të sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me qeverinë e Irakut, apo me aleatët e saj.

Ndërkohë, Presidenti i Irakut Ghazi al-Yawar po kritikon planet e koalicionit për të sulmuar kryengritësit që kanë nën kontroll qytetin e Falluxhës.

Komentet e zotit al-Yawari bien ndesh me qëndrimin e kryeministrit Iyad Allawi, që paralajmëroi dje banorët e qytetit që të dorëzojnë ekstremistët e huaj, ose përndryshe do të përballen me një mësymje të përgjitshme.

Presidenti i Irakut tha se negociatorët duhet të vazhdojnë dialogun me udhëheqësit e Falluxhas, derisa forcat amerikane të grumbulluara jashtë qytetit të zëvendësohen me trupa irakiane. Ai tha se beson që nëse bëhet një gjë e tillë, irakianët do ta ndërprisnin mbështetjen për kryengritjen.

XS
SM
MD
LG