Lidhje

Bien çmimet e naftës - 2004-11-01


Çmimet botërore të naftës ranë sot nën 50 dollarë për fuçi. Kjo është hera e parë që kostoja e naftës bruto për t’u shpërndarë në të ardhmen ka qënë nën nivelin e tregtimit në New York që nga fillimi i muajit tetor.

Analistët kanë dhënë arsye të ndryshme për këtë rënie, duke përfshirë edhe shtimin e inventareve të gazit për ngrohje në tregun amerikan.

Çmimet botërore të naftës janë ngritur mbi 60 përqind që nga fillimi i këtij viti, për shkak të rritjes së kërkesës, ndërkohë që një numër vendesh prodhuese të naftës kanë probleme në fushën e prodhimit.

XS
SM
MD
LG