Lidhje

Vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet amerikane - 2004-11-02


Një ekip vëzhguesish ndërkombëtarë janë dërguar në shtete të ndryshme të Amerikës për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale.

Rreth 100 vëzhgues të OSBE-së do të luajnë të njëjtin rol siç veprojnë në vende të ndryshme të botës: do të vëzhgojnë hapjen e qendrave të votimit, votimin dhe numërimin e votave.

Departamenti amerikan i shtetit tha se si anëtare e OSBE-së, Shtetet e Bashkuara duhet t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si edhe vendet e tjera anëtare.

Zëdhënësi Adam Ereli tha se OSBE-ja ka vëzhguar më parë në Shtetet e Bashkuara zgjedhje për guvernatorë shtetesh dhe për Kongresin. Por besohet se kjo është hera e parë që kjo organizatë monitoron zgjedhje presidenciale në Amerikë. //az//

XS
SM
MD
LG