Lidhje

Irak: 8 të vrarë dhe 10 të plagosur në dy shpërthime - 2004-11-02


Të paktën 8 persona humbën jetën dhe mbi 10 të tjerë u plagosën sot nga dy shpërthime me bomba në Irak. 6 vetë u vranë dhe disa të tjerë u plagosëm në një sulm në Bagdad, pranë Ministrisë së Arsimit.

Shpërthimi i dytë kishte në shënjestër një patrullë të Gardës Kombëtare të Irakut në qytetin verior të Mosulit. Dy anëtarë të gardës u vranë dhe disa u plagosën.

Po në veri, në qytetin Kirkuk, një qendër e rëndësishme e naftës, sabotatorët kryen të paktën tre sulme të rënda ndaj naftësjellësve të rëndësishëm, duke shkaktuar zjarre të mëdha dhe duke ndërprerë eksportin nga Iraku verior deri në Turqi.

Ndërkohë, nuk ka patur të reja për fatin e katër personave, mes së cilëve një amerikan, që ishin rrëmbyer dje nga ekstremistë të armatosur në Bagdad. Dy anëtarë të gardës irakiane që ishin rrëmbyer me ta, u liruan gjatë natës.

XS
SM
MD
LG