Lidhje

Reagime të udhëheqësve botërorë ndaj zgjedhjeve në SHBA - 2004-11-03


Udhëheqës nga vende të ndryshme të botës po bëjnë komente për fitoren e George Bushit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Komisionit evropian, Romano Prodi e përshëndeti zotin Bush për fitoren e tij, duke thënë se Bashkimi Evropian do të vazdhojë të punojë për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët izraelitë i cilësuan rezultatet fitore për ata që janë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Silvan Shalom tha se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes zotit Bush dhe Senatorit Kerry për sa i përket mbështetjes për Izraelin.

Udhëheqës të tjerë reaguan edhe para se kandidati i Partisë Demokrate, John Kerry t’i telefononte zotit Bush sot në mëngjes për ta uruar dhe për të vendosur kështu rezultatin e zgjedhjeve.

Disa udhëheqës shprehën preferencën e tyre për Presidentin Bush. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se fitorja e kandidatit republikan do tregon se populli amerikan nuk është trembur nga kërcënimet terroriste.

Presidenti i Polonisë, Aleksandër Kwasniewski, tha se perspektiva e bshkëpunimit të mëtejshëm me Presidentin Bush është një gjë e mirë për Poloninë. Polonia është një nga pak vendet evropiane që u bashkua me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Angel Moratios i tha radios spanjolle se vendi i tij do të mbajë marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se kush do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale. Zoti Moratinos, vendi i të cilit u tërhoq nnga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i quajti Shtetet e Bashkuara aleat dhe mik.

Ministri i Jashtëm i Francës, Michel Barnier, vlerësoi demokracinë amerikane dhe tha se Amerika dhe Evropa kanë nevojë për njera tjetrën dhe sëbashku ato duhet të konfrontojnë krizën e tanishme në Irak, në Lindjen e Mesme dhe në Iran.

Ministri i Brendshëm gjerman, Otto Schily, vendi i të cilit e kudnrshtoi luftën në Irak, tha se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për të stabilizuar gjendjen atje, pavarësshisht nga mosmarrëvehsjet e mëparëshme.

Kryeministri i Japonisë, Junichiro Koizumi, thotë se ai është i sigurt se vendi i tij do të mbajë lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkaura.

Ministri i Jashtëm i Australisë, Alexander Downer thotë se pret me entuziasëm të vazhdojë bashkëpunimin me Uashingtonin gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Kryeministri i Irakut, Iyad Allawi, tha se vendi i tij do të mbajë lidhje miqsore me Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat, tha se shpreson se zoti Bush do të ndjekë një politikë të re në marrëdhëniet me Lindjen e Mesme. Presidenti Bush dhe administrata e tij kanë refuzuar të mbajnë lidhje me zotin Arafat në kuadrin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG