Lidhje

Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Maqedoninë me emrin Republika e Maqedonisë - 2004-11-04


Shtetet e Bashkuara njoftuan se njohin zyrtarisht Maqedoninë me emrin Republika e Maqedonisë, ndryshe nga emërtimi i mëparshëm si ish republika jugosllave e Maqedonisë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ndryshimi është një përpjekje e Uashingtonit për të mbështetur angazhimin e Maqedonisë si nje shtet demokratik dhe shume etnik brenda kufijve te tanishëm.

Po sot Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski përshëndeti këtë zhvillim si një ditë të rëndësishme për vendin e tij.

Më parë ministri i jashtëm grek Petros Molyviatis thirri ambasadorin amerikan në Athinë ne shenje proteste. Greqia kundërshton pasi ka edhe vetë një provincë me të njëjtin emër. Zoti Molyviatis anuloi udhëtimin e tij për në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel për të shqyrtuar këtë çështje.

Greqia ka patur kundërshtime me ish republikën jugosllave lidhur me emërtimin Maqedoni që në vitin 1991 kur ajo u shkëput nga Jugosllavia e atëherëshme.

XS
SM
MD
LG