Lidhje

I paqartë fati i presidentit palestinez Yasser Arafat - 2004-11-04


Mjekët francezë thanë se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat vazhdon të jetë në gjendje kritike në një spital të Parisit. Një zëdhënës i spitalit u tha gazetarëve se zoti Arafat është ende gjallë, por gjendja e tij është ndërlikuar. Komentet e tyre pasuan njoftimet e mediave izraelite se udhëheqësi i sëmurë 75 vjeçar ka vdekur. Presidenti Bush bëri komente ngushëllimi në një konferencë shtypi në Washington, pas njoftimeve të pabaza lidhur me vdekjen e zotit Arafat. Ai shtoi se Washingtoni do të vazhdojë të punojë për një shtet të lirë palestinez, i cili të ekzistojë në paqe përkrah Izraelit. Sot paradite mjekët bënë një skaner të trurit të zotit Arafat, një procedurë për të vlerësuar funksionimin apo çrregullime të këtij organi. Udhëheqësi palestinez u shtrua të premten në një spital ushtarak për mjekim. Zyrtarët thonë se ai kishte pasur dhimbje të forta stomaku, diare dhe të vjella.

XS
SM
MD
LG