Lidhje

Presidenti Bush do të fillojë mandatin e tij të dytë katër vjeçar  - 2004-11-04


Presidenti Bush do të fillojë mandatin e tij të dytë katër vjeçar duke u përballur me shumë nga çështjet që mbizotëruan mandatin e tij të parë. Inaugurimi i tij i dytë, me 20 janar, bëhet gjatë muajit në të cilin janë parashikuar edhe zgjedhjet në Irak. Presidenti e ka quajtur zgjedhjen e një qeverie demokratike në këtë vend si çështje kryesore të planit të tij për të përhapur demokracinë në Lindjen e Mesme. Kritikët e luftës në Irak thonë se kryengritja aktive dhe dhuna në Irak e bëjnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta atje pak të dyshimtë.

Presidenti Bush do të vazhdojë edhe përpjekjet për të shkatërruar rrjetin terrorist al-Kaida si edhe luftën kundër terrorizmit. Udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, iu drejtua popullit amerikan nëpërmjet një videoje të transmetuar pak ditë para zgjedhjeve të 2 nëntorit, për të cilën kundërshtarët e Presidentit Bush thanë se shërben për të përkujtuar se forca pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndodhet akoma në arrati.

Në frontin e brendshëm, presidenti përballet me ato që shumë analistë ekonomikë i quajnë probleme shqetësuese të Sigurimeve Shoqërore dhe kujdesit shëndetsor për të moshuarit. Presidentit Bush do t’i duhet të nxitë edhe rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane. Kundërshtarët e tij në garën presidenciale vunë në dukje miliona vende pune të humbura gjatë mandatit të tij të parë në detyrë. //bsa//

XS
SM
MD
LG