Lidhje

Irak: tre ushtarë britanikë të vrarë dhe disa të plagosur - 2004-11-05


Një shpërthim vetëvrasës në Irak shkaktoi vdekjen e tre ushtarëve britanikë dhe plagosjen e disa të tjerëve. Ata janë anëtarët e parë të regjimentit Black Watch që vriten në një sulm të armikut që nga dislokimi i tyre pranë Bagdadit javën e kaluar.

Regjimenti britanik prej 850 trupash u ridislokua nga baza e tij në Irakun jugor për të zëvendësuar trupat amerikane që po përgatiten për një sulm të pritur kundër bazave të kryengritësve në Falluxha dhe Ramadi.

Në veri të Bagdadit të paktën katër irakianë humbën jetën nga shpërthimi i një makine bombë. Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që kryeministri Ijad Allaui u bëri thirrje atyre që ai i cilësoi si vende spektatore të luajnë rol më aktiv në procesin e rindërtimit të Irakut. Zoti Allaui e bëri këtë koment në prag të takimit të tij të sotëm me zyrtarë të Naros në Bruksel. //bsa//

XS
SM
MD
LG