Lidhje

Greqia kërcënon të bllokojë antarësimin e Maqedonisë në BE - 2004-11-05


Greqia tha se do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në Nato derisa të zgjidhen mosmarrveshjet lidhur me emrin e këtij vendi ballkanik.

Një zëdhënës i qeverisë tha sot se çdo vend që kërkon të anëtarësohet në të dy organizatat ka nevojë të ketë një miratim të njëzëshëm dhe Greqia nuk do të jetë dakort.

Ai e bëri këtë paralajmërim një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se njohin Republikën e Maqedonisë dhe jo ish republikën Jugosllave të Maqedonisë siç i referoheshin asaj më parë.

Athina protestoi ndaj vendimit amerikan. Në Greqi ka një rajon me emrin Maqedoni dhe Greqia e konsideron përdorimin e këtij emri kërcënim të integritetit terrritorial. Veprimi i Uashingtonit ndërmerret para referendumit të së djelës në Republikën e Maqedonisë lidhur me decentralizimin. Kundërshtarët e referendumit thonë se ai do të çonte në ndarjen e vendit sipas përkatësive etnike.

XS
SM
MD
LG