Lidhje

OSBE kritikon ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri - 2004-11-05


Kryetari i pranisë së OSBE-së në Shqipëri Pavel Vacek kritikoi sot ecurinë e ngadaltë të procesit të reformës zgjedhore. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të lerë pas praktikat e kaluara të zgjedhjeve të kontestuara e që nuk plotësojnë standartet ndërkombëtare. Sipas tij mosarritja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vitin 2005 do të përbënte një hap serioz prapa për aspiratat dhe demokracinë shqiptare.

Ndonëse do të duhej të kishte mbaruar në muajin shtator reforma për përmirësimin e legjislacionit elektoral vazhdon të jetë objekt diskutimi. Çështjet më problematike janë kapërcyer, por megjithatë komisioni i posaçëm parlamentar ka marrë për të tretën herë një mandat shtesë. Pavel Vacek, kryetari i pranisë së OSBE-së në Shqipëri, organizata që ka ndjekur hap pas hapi procesin duke e mbështetur atë dhe me ekespertizë teknike, kritikoi sot ecurinë e ngadaltë të reformës: "Procesi që do tëçojë në zgjedhje është mjaft i ngadalshëm dhe jo aq sa duhet rezultativ, parlamentit i duhet të zgjidhë disa çështje të rëndësishme përsa i përket rishikimit dhe ndryshimit të dispozitave për procedurat e votimit në ditën e zgjedhjeve, për zonat zgjedhore, shpërndarj en e amndateve proporcionale. Ne shpresojmë shumë - tha ai - të respektohet kalendari i përgatitjeve të zgjedhjeve dhe kjo do të varet nga vullneti politik i ligjvënësve dhe aftësia e administratës si në nivel qëndror ashtu dhe vendor".

Ashtu si të gjithë përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare dhe diplomacive perëndimore, ambasadori Vacek ka paralajmëruar për rrezikun e mosmbajtjes së zgjedhjeve të lira edhe në 2005: "Shqipëria duhet të lerë pas praktikat e kaluara të zgjedhjeve të kontestuara që nuk arrinin të plotësonin standartet ndërkombëtare dhe kështu rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme për vendin dhe ambiciet e tij nuk mund të nënvlerësohen. Mosarritja e zgjedhjeve të lira dhe ndershme në vitin 2005 – deklaroi ambasadori Vacek - do të përbënte një hap serioz mbrapa jo vetëm për aspiratat e vendit por dhe për demokracinë e vendit. Përgjegjësia për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve saktësoi ai - mbetet te përfaqësuesit politik dhe administrata shqiptare ndërs a rezultti është në duart e shqiptarëve".

Aktualisht, parlamenti shqiptar ka miratuar ndryshimin e perbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ligjin për regjistrimin e votuesve, një proces i cili sipas drejtuesve të ministrisë së pushtetit vendor, duhet të mbyllet në fund të muajit shkurt. Ky proces tha ambasadori Vacek do të asistohet gjerësisht nga OSBE dhe BE.

XS
SM
MD
LG