Lidhje

Politikanë serb takohen për të diskutuar rreth Kosovës - 2004-11-06


Pas bojkotimit masiv të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar në Kosovë, udhëheqësit politikë të Serbisë kërkuan një autonomi të gjerë për pakicën serbe të Kosovës.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike të Serbisë nxorrën dje një deklaratë, në të cilën thuhet se një rezolutë e Kombeve të Bashkuara përcakton kornizën për të gjitha bisedimet mbi Kosovën.

Rezoluta 12-44 e miratuar në vitin 1999 ka të bëjë me integritetin territorial të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë.

Autoritetet serbe kundërshtojnë idenë e një Kosove të pavarur që kërkohet nga shumica shqiptare. Beogradi kërkon decentralizimin dhe krijimin e enklavave serbe në Kosovë. Në pjesën e dytë të emisionit do të kemi një korrespondencë nga Beogradi mbi takimin e djeshëm të udhëheqësve politikë serbë.//IB

XS
SM
MD
LG