Lidhje

Maqedoni: të dielën, referendumi për riorganizimin territorial - 2004-11-06


Votuesit në Maqedoni hedhin nesër votat në referendumin që synon të ndalë projekt-ligjin e riorganizimit terrotorial, i cili në thelb zgjeron ndikimin e popullsisë shqiptare në këtë vend.

Qeveria u ka bërë thirrje shtetasve të mos dalin për të votuar në mënyrë që pjesëmarrja në votim të jetë nën 50 për qind, gjë që do ta bënte të pavlefshëm referendumin. Referendumi u organizua nga opozita dhe synon të ndalë zbatimin e ligjit për riorganizimin territorial të komunave.

Riorganizimi u jep shqiptarëve më shumë pushtet në ato qytete apo fshatra ku ata përbëjnë të paktën 20 për qind të popullsisë.

Kryeministri Hari Kostov tha se do të japë dorëheqjen nëse referendumi arrin të përmbysë projektligjin dhe pengon forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të Maqedonisë me pjesën tjetër të Evropës.

Projekt-ligji parashikon zbatimin e një prej kërkesave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit. Kritikët e tij thonë se projekt-ligji e përçan vendin në linja etnike.//ii

XS
SM
MD
LG