Lidhje

Arafat vazhdon të jetë në koma - 2004-11-06


Një zëdhënës i spitalit francez ku është shtruar udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, thotë se gjendja e këtij të fundit nuk ka ndryshuar që nga e premtja.

75-vjeçari Arafat vazhdon të jetë në koma në repartin e reanimacionit në Spitalin ushtarak Percy në periferi të Parisit. Zyrtarë palestinezë e kanë pranuar se ai është në gjendje kritike, por ngulin këmbë se zoti Arafat mund të dalë nga koma dhe se mund të shërohet. Një ndihmës i lartë i zotit Arafat tha sot në Paris se problemi kryesor është që mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta diagnostikojnë sëmundjen.

Në Rripin e Gazës, Kryeministri Ahmed Qureia u takua sot me shefa të sigurimit dhe udhëheqës ekstremistë.

Zyrtarë palestinezë po punojnë me të gjitha forcat për të garantuar një kalim pa probleme të pushtetit në rast se zoti Arafat vdes. Dje, krerët e 14 fraksioneve rivale palestienze zhvilluan një mbledhje të pazakontë dhe bënë thirrje për qetësi e unitet.

XS
SM
MD
LG