Lidhje

Presidenti Bush fillon procesin e zgjedhjes së kabinetit të ri - 2004-11-06


Një gazetë e rëndësishme amerikane njofton se presidenti Bush do të shkëputet nga tradita duke mos u kërkuar anëtarëve të kabinetit të tij të japin dorëheqjet para se të fillojë mandati i tij i dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta Washington Post shkruan në numrin e saj të sotëm se presidenti zhvilloi një konferencë mbi 30 minutëshe me telefon me drejtues të agjencive për t’i siguruar ata se, megjithëse të gjithë zyrtarët e emëruar i shërbejnë presidentit, nuk do të ketë kërkesa për dorëheqje masive.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha Washington Postit se ky mesazh ishte tregues i besimit që ka presidenti te administrata e tij. ' Megjithatë, media amerikane ka njoftuar se Prokurori i Përgjithshëm John Ashcroft mund të largohet nga detyra para inaugurimit të presidentit për mandatin e dytë në janar. Të tjerë kanë përmendur mundësinë e largimit të Sekretarit të Shtetit Colin Powell dhe Sekretarit të Sigurimit Kombëtar Tom Ridge.

Presidenti Bush po kalon 3 ditë në pikën presidenciale të pushimit në Camp David për t’u çlodhur pas fushatës zgjedhore.

XS
SM
MD
LG