Lidhje

Trupat amerikane dhe irakiane të pozicionuara në afërsi të Ramadit dhe Faluxhës - 2004-11-06


Mijëra trupa amerikane dhe irakiane janë pozicionuar përreth bazave të kryengritësve në Ramadi dhe Faluxha, ndërkohë që ekstremistët ndërmorën një seri sulmesh vdekjeprurëse në qytetin Samarra.

Autoritetet thonë se të paktën 33 persona, pjesa më e madhe policë, u vranë nga shpërthimet me makina bombë dhe sulmet ndaj stacioneve të policisë në Samarra, e cila ndodhet në të ashtu-quajturin Trekëndëshi Suni.

Ndërkaq, në Ramadi, një tjetër pikë e nxehtë e Trekëndëshit Suni, të paktën 20 marinsa amerikanë u plagosën gjatë një sulm ndaj autokolonës së tyre.

Në Falluxha, zemra e kryengritjes, avionët amerikanë vazhduan të bombardojnë objekte që dyshohen si baza të ekstremistëve në prag të një operacioni të mundshëm ushtarak për të shtypur kryengritjen.

Duke folur për televizionin Al Arabija, ministri irakian i sigurimit kombëtar Qasim Daoud tha se qeveria është ende e hapur për një zgjidhje politike në Falluxha, por shtoi se banorët duhet të dorëzojnë terroristët që fshihen në qytet.

XS
SM
MD
LG