Lidhje

Sot në Maqedoni mbahet referendumi - 2004-11-07


Sot në Maqedoni mbahet referendumi, i cili ka shumë mundësi të përcaktojë fatin e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit etnik në atë vend.

Referendumi mbahet kundër një plani qeveritar të decentralizimit që do t’u jepte shqiptarëve pushtet më të madh në zonat ku ata përbëjnë të paktën 20 për qind të popullsisë.

Kundërshtarët e planit thonë se ai e ndan vendin sipas përkatësisë etnike.

Kryeministri maqedonas, Hari Kostov, u ka bërë thirrje qytetarëve ta bojkotojnë referendumin, i cili nëse është i suksesshëm, mund të dëmtojë përparimin e Maqedonisë drejt integrimit në Nato dhe Bashkimin Evropian.

Vetëqeverisja shqiptare është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjës së Ohrit që u dha fund luftimeve ndëretnike disamuajshe midis shqiptarëve dhe forcave qeveritare. //IB

XS
SM
MD
LG