Lidhje

Krimi i organizuar në Serbi dhe vrasja e Xhinxhiçit - 2004-11-07


Vrasja e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 tronditi botën. Akoma edhe sot rrethanat e atentatit ndaj tij mbeten të paqarta. Disa besojnë se shkaku ishte se kryeministri guxoi t’i kundërvihej krimit të organizuar. Menjëherë pas vrasjes së kryeministrit, Serbia ndërmori një aksion ndaj organizatave kriminale. Por shumë njerëz në Serbi kanë ngritur pyetjen se pse u desh vrasja e një udhëheqësi shteti që të bëhej diçka kundër organizatave mafioze në atë vend.

Vrasja e kryeministrit serb Xhinxhiç në marsin e 2003 tronditi Serbinë. Populli i atij vendi u pikëllua nga kjo vrasje edhe pse kryeministri nuk kishte fituar popullaritet para se të vritej. Ndërkohë që vendi mbante zi, qeveria vuri gjendjen e jashtëzakoshme.

Menjëherë policia goditi klanin e Zemunit, emër ky i marrë nga një lagje në të dalë të Beogradit. Grupi i formuar nga disa ish pjestarë të Beretave të Kuqe, akuzohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Xhinxhiç, si edhe për trafik droge.

Gjatë ndërhyrjes, policia vrau dy nga udhëheqësit e grupit të Zemunit. Por akoma mbetet e paqartë nëse vrasjet ishin bërë në vetmbrojtje apo jo. Dyshja kishte qënë një pikë kyçe e lidhjeve ndërmjet mafias dhe politikës. Beretat e Kuqe u shpërndanë kur u zbulua se ata kishin formuar një aleancë me klanet mafioze. Milorad Lukovic Ulemek, ish komandant i Beretave të Kuqe i cili mendohet se ka planifikuar atentatin, arriti që t’i shpëtonte policisë.

Por Zvesdan Jovanovic, ish anëtar i Beretave të Kuqe, u arrestua. Mendohej se ai ishte atentatori që kishte qëlluar Djindic nga kjo shtëpi.

"Xhinxhiç pat filluar të godiste krimin e organizuar dhe kryesisht kartelët e drogës. Ky mundë të ketë qënë shkak i mjaftueshëm për mafian që të vrasë kryeministrin. Gjithashtu edhe kundërshtarët e Gjykatës së Hagës mundë të kenë patur të njëjtin motiv. Por mundë të ketë patur edhe motive politike të cilat megjithëse duken të paqarta, nuk duhen injoruar tërësisht.”

Mirëpo Jovanovic pranoi vrasjen e Xhinxhiçit ndërkohë që ai mbahej në stacionin e policisë. Por qëkurse ai ka dalë para gjykatësve, Jovanovic nuk ka bërë një pohim të tillë.

I vetmi dëshmitar nga atentati është roja e kryeministrit Xhinxhiç i cili u plagos rëndë gjatë vrasjes së kryeministrit. Ai thotë se një atentator i dytë kishte vrarë Xhinxhiçin.

Pavarësisht se deponimi i rojes së ish kryeministrit u mor nga policia, ata nuk ishin në gjendje të gjenin prova në skenën e krimit që mbështesnin thëniet e rojes së kryeministrit.

Deri tani, atentati ndaj zotiti Zoran Xhinxhiç mbetet i pazbuluar. Gjykimi është vonuar nga probleme proceduriale dhe rezultatet e dobëta të hetimeve kanë ekspozuar dobësinë e ligjit në Serbi.

" Serbët nuk kanë eksperiencë në luftën kundër krimeve serioze dhe kështu që u bënë shumë gabime. Ligjet që luftojnë krimin e organizuar janë tërësisht të reja dhe e kemi shumë të vështirë të kuptojmë se si funksionojnë ato. Dhe mbi të gjitha, Serbia nuk ka një tradita në garantimin e pavarësisë apo veprimtarinë e gjykatave në bazë të procedurave korrekte.”

Kjo shtëpi në pjesën e sipërme të Beogradit i përkiste të dyshuarit kryesor në vrasjen e kryeministrit Xhinxhiç, Milorad Lukovic Ulemek. Ai iu dorëzua autoriteteve të Beogradit më 9 maj 2004, pas 14 muajsh në ilegalitet.

Ulemek e filloi karrierën kriminale në Beograd ku pasi mori pjesë në një grabitje u largua në Francë për t’u bashkuar me Legjionin e Huaj Francez...nga ku edhe mori nofkën ”Legija”. Ai u kthye në Beograd më 1992.

Shumë kriminelë e përdorën luftën në ish Jugosllavi për përfitime vetiake nën maskën e patriotizmit. Madje, Legija fitoi edhe pasaportë diplomatike për veprimtarinë e tij.

Ai luftoi në Kroaci dhe Bosnjë për formacionin paramilitar ”Tigrat”, nën komandën e policisë sekrete, të drejtuar nga krimineli i luftrave ”Arkani”.

Legija u bë shumë i afërt me Arkanin dhe biles mori pjesë edhe në dasmën e tij me këngëtaren e famshme Ceca.

Në vitin 1998 Legija mori komandën e Grupit të Operacioneve Speciale, Beretat e Kuqe, por u lirua nga ky shërbim në vitin 2001.

Në shkurt të vitit 2000, Arkani u qëllua për vdekje në një hotel të Beogradit, dhe besohet se ishte vepër e njerëzve të Millosheviçit, meqënse Arkani po bëhej më i fuqishëm se sa duhej. Ndërsa e veja e tij, Ceca, mbeti në vilën e tyre në Beograd.

Megjithëse pati shërbyer në gardën e Millosheviçit, Legija ruajti neutralitetin në rënien e ish presidentit, duke kontribuar për një ndryshim thuajse të papërgjakshëm të rregjimit. Xhinxhiç e nderoi këtë akt, dhe faktikisht e përshëndeti atë duke e kthyer Leginë në legjendë.

”Serbia ka sistem vlerash të kalbura që është bërë mjaft negative vitet e fundit. Tani banditët bëhen heronjë dhe kjo lloj situate u konsolidia në vitin 1993. Një periudhe e gjatë izolimi bëri që besimet negative të forcoheshin.”

Por në çdo rast, deponimet e Legisë në gjykatë janë provokuese. Ai hedh poshtë pjesmarrjen e tij në vrasjen e Xhinxhiçit dhe thekson se kryeministri trafikoi sasi të mëdha droge nën maskën e qeverisë për në vendet e Evropës Perëndimore.

Por në realitet, polica gjeti drogën në një kasafortë që i përkiste policisë sekrete pas rënies së Millosheviçit.

Shumë tabloidë kanë publikuar histori të pabazuara në fakte. U tha se njerëzit që mbajtën arkivolin e Xhinxhiçit dhe miq të tij ishin bërë të pasur në rrugë mjaft të dyshimta ku përfshihej edhe ish kryeministri i vrarë.

Këto teori konspiracioni kanë rënë në të njëjtin dyzen me përkrahësit e Millosheviçit dhe ultranacionalistët.

”Ata janë gati t’u besonjë gënjeshtrave më të hapura dhe e lidhin gjithçka me një teori konspiracioni. Ideja e përhapur se shërbimet e huaja kërkonin të zhysnin Serbinë në kaos u inkurajua nga Millosheviçi dhe akoma përkrahet nga një pjesë e mirë e medias pas rënies së tij.”

Ndërkohë ka debate kundërthënëse rreth vrasjes së Ivan Stamboliçit, paraardhësit të Millosheviçit në postin e presidentit dhe kundërshtar i tij.

Ivan Stamboliç u zhduk pa gjurmë në një pyll katër vjet më parë. Policia gjeti trupin e tij në fillim të 2003-shit,r pasi ish shefi i sigurimit të Legias informoi policinë për vendin ku Stambolic ishte qëlluar për vdekje dhe groposur.

Shumë serbë shtrojnë pyetjen se pse pas gjithë këtyre krimeve, duhej të vritej kryeministri Xhinxhiç, para se policia të godiste seriozisht klanet e krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG