Lidhje

Maqedoni: referendumi do të shpallet i pavlefshëm - 2004-11-07


Një zyrtar i koalicionit qeveritar në Maqedoni tha se referendumi i së dielës do të shpallet i pavlefshëm pasi pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e ulët.

Zëdhënësi i këtij koalicioni tha në një konferencë shtypi pak pas mbylljes së qendrave të votimit se më pak se 30 për qind e shtetasve me të drejtë vote kishin marrë pjesë, duke mos arritur nivelin minimal prej 50 për qind për ta shpallur të vlefshëm referendumin.

Por pasuesit e vijës së ashpër, të cilët organizuan referendumin, nuk pranuan humbjen dhe akuzuan qeverinë për manipulim votash.

Shifrat zyrtare nuk janë bërë ende publike.

Qeveria maqedonase, me nxitjen e Bashkimit Evropian, u bënë thirje votuesve të bojkotonin referendumin, i cili ishte një sfidë ndaj ligjit të ri që pritet t’u japë pushtet më të gjerë lokal shqiptarëve në Maqedoni.

Kundërshtarët e referendumit shqetësohen se suksesi i tij do të destabilizojë vendin dhe do të rrezikojë shanset e vendit për antarësim në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG