Lidhje

Maqedoni: dështon referendumi kundër decentralizimit - 2004-11-08


Në Maqedoni, nacionalistët dështuan në përpjekjet për të përmbysur një ligj që i jep popullsisë shqiptarepushtet më të madh.

Zyrtarë të Komisionit të Zgjedhjeve thanë se vetëm 26 për qind e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në referendumin e propozuar nga nacionalistët. Të paktën 50 për qind e shtetasve me të drejtë vote duhej të merrnin pjesë, në mënyrë që referendumi të shpallej i vlefshëm.

Votuesit maqedonas u pyetën në referendum nëse kërkonin të kthenin kufijt e brendshëm komunalë që ekzistonin para marrëveshjes së paqes të vitit 2001 e cila i dha fund kryengritjes së armatosur të shqiptarëve. Shumica e atyre që morën pjesë, votuan në favor.

Riorganizimi komunal në bazë të marrëveshjes së paqes, çoi në ndryshimin e disa kufijve të brenshëm dhe u dha shqiptarëve kontroll më të madh në zonat ku ata përbëjnë shumicën.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për bojkotimin e referendumit duke paralajmëruar se miratimi i tij do të çonte në paqendrueshmëri më të madhe. //az//

XS
SM
MD
LG