Lidhje

Departamenti i Shtetit  përshëndet popullin e Maqedonisë për kundërshtimin e referendumit - 2004-11-09


Departamenti amerikan i Shtetit përshëndeti popullin e Maqedonisë që e kundërshtoi referendumin i cili synonte të shfuqizonte një ligj që rriste ndikimin e shqiptarëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha se referendumi i së dielës rikonfirmon vullnetin e fortë të Maqedonisë për të vazhduar përparimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Referendumi kishte si synim të zhvlerësonte ligjin që ndryshoi kufijtë e komunave dhe u jepte shqiptarëve më shumë ndikim në zonat ku ata përbëjnë të paktën 20 për qind të popullsisë.

Referendumi dështoi, pasi pjesëmarrja ishte më pak se kufiri i detyruar prej 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Zëdhënësi tha se njohja nga Shtetet e Bashkuara e këtij vendi me emrin Republika e Maqedonisë, ishte dëshmi e angazhimit amerikan për një Maqedoni paqësore dhe demokratike. Greqia protestoi ndaj veprimit amerikan, pasi ka një provincë të vetën të quajtur Maqedoni dhe e quan përdorimin e këtij emri si një kërcënim për integritetin territorial.// lk //

XS
SM
MD
LG