Lidhje

Shtyhet edhe një ditë afati për ekzekutimin e pengjeve - 2004-11-09


Ekstremistët islamikë që po mbajnë peng tre punonjës të OKB-së në Afganistan, e shtynë përsëri afatin e ekzekutimit të pengjeve, këtë herë edhe një ditë.

Ata bënë të ditur se qeveria e Afganistanit u ka thënë se do t’u përgjigjet kërkesave të tyre nesër. Rrëmbyesit, që i përkasin një grupi islamik të panjohur më parë, kërkojnë lirimin e 26 të burgosurve talebanë.

Ata kanë vënë disa herë afate dhe i kanë shtyrë ato për ekzekutimin e pengjeve, të cilët kanë punuar për organizimin e zgjedhjeve. Të tre pengjet u rrëmbyen më 29 tetor.

Shtyrja më e fundit e afatit u bë pasi Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, shprehu shpresën se të tre personat e marrë peng do të liroheshin shumë shpejt. Ai i tha rrjetit telviziv, CNN se rrëmbimi i tyre i ka irrituar afganët dhe se ai po punon me këmbëngulje për lirimin e sigurt të punonjësve të OKB-së, të cilët e kanë ndihmuar së tepërmi Afganistanin, siç u shpreh ai.// lk //

XS
SM
MD
LG