Lidhje

Jaser Arafat: vazhdon gjendja e komës  - 2004-11-09


Ministri i Jashtëm palestinez Nabil Sha’ath tha se Yasser Arafati vazhdon të jetë në gjendje kome, në prag të vdekjes në një spital francez.

Duke folur nga Bregu Perendimor, zoti Sha’ath u tha gazetarëve sot se hemoragjia në trurin e zotit Arafat është shtuar që nga e marta dhe tha se është shumë vështirë të parashikosh çfarë do të sjellin 24 orët e ardhshme. Udhëheqësi 75 vjeçar ka qenë pa ndjenja për një javë.

Zoti Sha’ath tha se ekzistojnë plane për të zhvilluar një ceremoni funerale zyrtare në Kairo. Ai shprehu pikëllim që po bëhen plane për funeralin e zotit Arafat ndërsa ai po lufton për jetën por shtoi se zyrtarët palestinezë kanë për detyrë të bëjnë plane.

Ai tha se Izraeli ka rënë dakort me planin palestinez për ta varrosur zotin Arafat në kompleksin e Ramallahut.

Më parë sot, Ministri i Brendëshëm izraelit Avraham Poraz tha se arabët izraelitë dhe palestinezët në Bregun Perendimor do të lejohen të marrin pjesë në varrim. Pjesëmarrja në Gaza do të jetë e kufizuar nga një numër i vogël personalitetesh.// lk //

XS
SM
MD
LG