Lidhje

Operacioni në Faluxha i papërfunduar  - 2004-11-13


Zyrtarët irakianë thanë se operacionet e përbashkëta me forcat amerikane për të mposhtur kryengritësit në qytetin e Faluxhas po përfundojnë por forcat irakiane po dislokohen në veri të qytetit të Mosulit për të rivendosur rendin.

Kryeministri i përkohshëm irakian Iyad Allawi tha se do të duhet edhe të paktën një ditë derisa të përfundojnë operacionet në Faluxha, megjithë njoftimet e mëparshme nga ministri i sigurimit se misioni kishte përfunduar.

Ministri i sigurimit tha se më shumë se 1 mijë kryengritës janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë arrestuar në Faluxha.

Forcat irakiane do të shkojnë në Mosul për tu bashkuar me trupat amerikane të angazhuara në përleshje që nga e mërkura me kryengritësit në përpjekje për të marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare, stacionet policore dhe urat.

XS
SM
MD
LG