Lidhje

Shtëpia e Bardhë shpreh mbështetjen për drejtorin e ri të CIA-s  - 2004-11-16


Shtëpia e Bardhë thotë se Drejtori i ri i CIA-s, Porter Goss, gëzon besimin e plotë të Presidentit Bush, ndërkohë që një numër zyrtarësh të niveleve të larta po japin dorëheqjen dhe në Agjencinë Qendrore të Zbulimit njoftohet se ka probleme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, nuk u kushtoi ndonjë vemendje të madhe dorëheqjeve, duke thënë se është e natyrshme që udhëheqja e re të sjellë me vete ndryshime në personel.

Dje, dy zyrtarë të lartë të shërbimit sekret të CIA-s thanë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesin e ri.

Zoti Goss tha se dorëheqjet nuk do të lënë asnjë boshllëk në operacionet luftarake kundër terrorizmit.

Këto dorëheqje u bënë vetëm disa ditë pasi nëndrejtori i CIA-s, John McLAughlin, njoftoi se do të dalë në pension.

Zoti Goss ka punuar edhe vetë më parë në zbulim dhe ka qënë kongresmen, para se të emërohej në muajin gusht, pjesërisht për të reformuar agjencinë që po kritikohet se nuk është shumë e pajisur për të luftuar terrorin.

Disa ligjvënës demokratë kanë shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet në CIA.

XS
SM
MD
LG