Lidhje

800 mijë euro për përmirësimin e regjistrit të votuesve në Shqipëri - 2004-11-17


Komisioni Europian dhe OSBEja do të financojnë 800 mijë euro për një projekt për përmirësimin e regjistrit të votuesve. Përfaqësitë e këtyre dy organizmave nënshkruan sot një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon zbatimin e projektit nga ana e Osbe-së. Në një deklaratë për shtyp thuhet se qëllimi i këtij financimi është mbështetja e përpjekjeve të Shqipërisë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2005

Listat e votuesve ishin një ndër pikat më problematike që shkaktuan shqetësime serioze në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të zhvilluara në tetor të vitit të kaluar në Shqipëri. Kjo cështje ishte dhe një ndër rekomandimet e ekspertëve të ODIR-it dhe OSBE-së. Komisioni parlamentar për reformën elektorale miratoi një projektligj të posacëm i hartuar me ekspertë të huaj për regjistrimin e votuesve dhe ai kaloi me shpejtësi në parlament muajin e kaluar për ti hapur rrugë zbatimit të tij. Në ndryshim nga praktika e mëparshme në hartimn e listave nuk do të përfshihen më partitë politike por ky proces do të jetë eskluzivisht në dorën e organeve të qeverisjes vendore.

Qeveria shqiptare ka financuar 1.5 milion dollarë për regjistrimin e votuesve dhe sipas parashikimeve ky process duhet të mbyllet në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Sipas ligjit, për të krijuar lehtësira për qytetarët është parashikuar edhe që transferimi i gjendjes civile të bëhet pa pagesë.

Për problemin e votuesve ësht ofruar edhe mbështetje e organizmave ndërkombëtare. Sot delegacioni i Komisionit europian në Tiranë dhe përfaqësia e Osbe-së nënshkruan një marrëveshje për financimin e 800 mijë eurove që do të shpenzohen për një projekt i cili do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përmirësimin e regjistrit vendor të zgjedhësve. Qëlimi i tij, sipas një deklarate të të dy organizmave është të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar zgjedhje të lira dhe tën dershme në vitin 2005. Projekti financohet nga komisioni europian dhe do të zbatohet nga Osbe për ti ardhur në ndihmë 20 bashkive dhe komunave të vendit.

Projekti parashikon një sërë veprimtarish: fushatë e ndërgjegjësimit publik, përgatitja e trajnuesve dhe krijimi i nje rrjeti ekspertësh në terren, asistencë për KQZ-në dhe Ministrinë e Pushtetit Vendor për të rifreskuar listën e zgjedhësve, asistencë teknike për të 20 njësitë vendore, si dhe ndihmë për KQZ-në në informimin e zgjedhësve rreth vendndodhjes së qendrës së tyre të votimit. Bashkitë që do të ndihmohen do të pajisen në mënyrë që të jenë në gjendje të kryejnë regjistrimin e zgjedhësve, të përcaktojnë vendndodhjen e qendrës së votimit dhe të rifreskojnë listat e zgjedhësve.

XS
SM
MD
LG