Lidhje

Standartet dhe realiteti në Kosovë - 2004-11-17


Në vitin 2005 komuniteti ndërkombëtar do të marrë në shqyrtim përparimin që është bërë në Kosovë drejt përmbushjes së standarteve. Në se vlerësimi për to është pozitiv kjo do t’i hapte rrugën fillimit të zgjidhjes së çështjes së statusit përfundimtar. Por një prej standarteve më të vështira për t’u plotësuar, sipas Julie Mertus, profesore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan eshte ai i kthimit të banorëve serbë. Në diskutimin e organizuar dje në mjediset e këtij unveristeti u bë edhe një prezantim i mendimeve të disa analistëve amerikanë lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Julie Mertus, profesore në Universitetit Amerikan thotë se standarti i caktuar nga komuniteti ndërkombëtar për kthimin e pakicës serbe në Kosovë nuk është realist dhe se ndoshta duhet të rishikohet. Zonja Mertus, vëzhguese e zgjedhjeve të fundit në Kosovë tha se politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë duhet të gjejnë mënyra të tjera për të trajtuar këtë çështje. Standarti i kthimit të pakicës serbe është më i vështiri për t’u përmbushur veçanërisht kur kjo e fundit nuk dëshiron të kthehet. Kështu që mendoj se duhen gjetur zgjidhje të tjera. Ndoshta kompensimi, jam dakort që duhet të ketë drejtësi por nuk mund t’i detyrosh njerëzit të kthehen dhe nuk mund të presësh që ata të kthehen. Statistikat tregojnë ndryshe. Ka ardhur koha që politikanët brenda dhe jashtë Kosovës t’i shohin gjërat më me realizëm".

Zonja Mertus tha se shqiptarët vazhdojnë të mos pranojnë bashkëjetesën me serbët në një kohë që komuniteti ndërkombëtar e kërkon me forcë të madhe këtë bashkëjetesë. Në Kosovë tha ajo, veprohet sikur serbët të mos ekzistonin dhe fushata politike gjatë kishte të bënte vetëm me hapat për të ecur përpara pa u analizuar siç duhet trazirat e marsit.

Të njejtin mendim ndan edhe studenti nga Kosova, Samet Dalipi i cili solli në diskutim pikëpamjet e disa prej analistëve më të shquar amerikanë, duke filluar nga ambasadori Morton Abramowitz e deri tek Paul Williams e Januzs Bugajski. Çështja e minoriteteve duhet të jetë një nga përparësitë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Analistët thotë zoti Dalipi presin që roli i Shteteve të Bashkuara të jetë vendimtar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës megjithëse ka disa zëra që thonë se bara e çështjes së Kosovës mund t’i lihet Bashkimit Evropian. Megjithatë vetë kosovarët duhet të bëjnë më shumë për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve. Analistët mendojnë se 2005 do të shënojë fillimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së statusit përfundimtar për Kosovën dhe se dy, tre vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG