Lidhje

Komision hetimor rreth shkakut zyrtar të vdekjes së Jaser Arafatit - 2004-11-17


Kryeministri palestinez, Ahmed Kureja, krijoi një komision për të hetuar shkakun zyrtar të vdekjes së Jaser Arafatit. Udhëheqësi palestinez vdiq javën e kaluar në Paris pasi ra në koma për një javë dhe pësoi hemoragji cerebrale.

Qeveria franceze nuk pranon t’ia dorëzojë informacionin rreth shkakut të vdekjes asnjeriu përveç familjes së zotit Arafat.

Duke folur sot në Bregun Perëndimor, kryeministri Kureja tha se anëtarët e komisionit do të shkojnë së shpejti në Paris për të kërkuar informacionin e duhur nga zyrtarët francezë.

Mungesa e informacioneve mjeksore rreth shkakut të vdekjes së zotit Arafat ka nxitur dyshime në botën arabe se ish udhëheqësi palestinez mund të jetë helmuar nga Izraeli. Por udhëheqësit palestinezë kanë thënë se nuk ka shenja helmimi.

Gazeta e sotme e Parisit, LaMonde citon mjekët të kenë thënë se 75 vjeçari Arafat vuante nga një sëmundje e rrallë në gjak dhe kishte probleme në mëlçi.

//ze//

XS
SM
MD
LG