Lidhje

SHBA: Irani po prodhon fshehurazi armë bërthamore - 2004-11-18


Shtetet e Bashkuara thonë se kanë informacion, sipas të cilit Irani po punon me teknologji që do ta bënte të mundur pajisjen e raketave me mbushje bërthamore. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, u tha dje gazetarëve se ka parë informacion që Irani po punon në mënyrë aktive, siç u shpreh ai, në sisteme të hedhjes që përfshin mbushjet.

Po dje, një grup i opozitës iraniane në mërgim tha se Teherani ka një objekt të fshehtë për pasurimin e uraniumit dhe ka importuar uranium të cilësisë së armëve dhe projektplane për bomba bërthamore.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se po prodhon fshehurazi armë bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike njoftoi në fillim të javës se nuk ka gjetur prova se Irani ka veçuar material për programin e armëve. Irani ka arritur një marrëveshje me negociatorë evropianë për të pezulluar programin e pasurimit të uraniumit më 22 nëntor. //bsa//

XS
SM
MD
LG